Fjalë Kyçe

Jashari reagon pas kafshimit të gruas shtatzënë nga qentë endacakë, fajëson institucionet

Jashari reagon pas kafshimit të gruas shtatzënë nga qentë endacakë, fajëson institucionet

Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, e ka konsideruar “absurde se si institucionet përgjegjëse nuk ndërmarrin asgjë për të mbrojtur qytetarët nga rreziku që atyre iu kanoset çdo ditë nga qentë endacak”, pas kafshimit të gruas shtatzënë nga qentë në Prishtinë.

Jashari reagimin e ka bërë nëpërmjet rrjetit social ‘Facebook’, teksa ka thënë se është e papranueshme që qentë endacakë rrezikuan dy jetë përnjëherë,

“E tmerrshme dhe e papranueshme që një nënë shtatzënë sot rrezikoi jetën e saj dhe të foshnjës nga qentë endacak në Prishtinë Absurde se si institucionet përgjegjëse nuk ndërmarrin asgjë për të mbrojtur qytetarët nga rreziku që atyre iu kanoset çdo ditë nga qentë endacak. Heshtja dhe mos reagimi i përgjegjësve institucional sikur tregon që për ata nuk kanë aspak vlenë jetërat e qytetarëve dhe kështu ende lejojnë që njerëzit të rrezikojnë jetën e tyre nga qentë endacak”, ka shkruar Jashari.

https://www.facebook.com/BekimHamezJashari/posts/885679225302063