Fjalë Kyçe

Java e ardhshme me shi, parashikimi i motit

Java e ardhshme me shi, parashikimi i motit

Periudha me shi gjatë javës, të hënën më shumë të reshura shiu dhe erë, parashikon “Prishtina Weather”.

10.03.2024 – Të reshura shiu po parashihen për javën e dytë të muajit mars. Të reshurat pritet të jenë më të shumta ditën e hënë, kryesisht më vonë pasdite, pas qetësimit të erërave jugore që do të frynë mjaft fuqishëm nga mesdita, me hove edhe deri në 20m/s (70km/h).

Të martën reshjet paraqiten si rrebeshe shiu të shoqëruara edhe me ndonjë bubullimë. Riga lokale shiu ka gjasa të shfaqen edhe ditën e mërkurë dhe enjten. Intervale me diell e vransira parashihen për ditën e premtë.

Erërat ndryshojnë drejtimin ditën e mërkurë nga krahu verior e frynë të lehta dhe mesatare 2-9m/s.

Të reshurat dhe erërat do të mbajnë ndotësit ajror më të shpërndarë ditëve të ardhshme. Indeksi mbetet më gjatë në vlera të pranueshme. Vetëm orëve të mbrëmjes vende-vende mund të ketë rritje të koncentrimeve të ndotësve, që çojnë indeksin edhe në vlera të dobëta të ndotjes.

Datat:

11.03 – Kryesisht me vransira dhe erë të fuqishme jugore. Nga mesdita priten të reshura shiu, që vijnë duke u intensifikuar gjatë mbrëmjes.

12.03 – Vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Pasdite priten rrebeshe shiu dhe bubullima.

13.03 – Vransira e diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.

14.03 – Intervale me diell dhe vransira, me mundësi për riga lokale shiu pasdite.

15.03 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes pas rënies në fillim të javës.