Fjalë Kyçe

Javë e rezervuar vetëm për futboll

Javë e rezervuar vetëm për futboll

Në këtë javë do të kemi disa përballje interesante në futboll, e që assesi nuk duhet humbur.

Real Madrid dhe Barcelona do ta zhvillojnë ndeshjen e dytë në kuadër të Kupës së Mbretit këtë të mërkure, ndërsa të shtunën do të përballen në kuadër të La Liga-së.

Chelsea do të ketë punë me Tottenhamin në javën e 28-të në Premierligë, ndërsa Milan dhe Lazio do të përballen në Kupën e Italisë.

Për Spurs nuk mbaron ferri me kaq, pasi në fundjavë do të kenë punë me Arsenalin, ndërsa Bayern Munich do të luajë ndaj Monchegladbachut.

Më poshtë mund t’i shikoni ndeshjet që do të zhvillohen në këtë javë.