Fjalë Kyçe

Jazz zhyt në krizë ekipin e Houston, “poker” fitoresh për Boston

Jazz zhyt në krizë ekipin e Houston, “poker” fitoresh për Boston

Sfidat e luajtura sot në NBA konfirmuan krizën që po kalon skuadra e Houston Rockets, që u mund 118-91 nga Utah Jazz.

Një ndeshje e dobët e ekipit teksan, që bashkë me Spurs janë zhgënjimi i këtij sezoni, deri më tani, duke pësuar humbjen e 13-të sezonale. Për Jazz u dallua Favors me 24 pikë e 10 rebound, duke e dominuar gjatë gjithë kohës ndeshjen.

Fiton edhe Portland, që mundi 108-86 Phoenix, një sfidë që ishte një formalitet për vendasit, që u shkëputën që në periodën e parë dhe e ruajtën epërsinë deri në fund. Lillard me 25 pikë e Layman me 24 bënë diferencën në fushë për ekipin vendës, që e meritoi fitoren.

Suksesi i 14-të sezonal për Boston, që mundi pa shumë probleme 128-100 New York, ndeshje që konfirmoi momentin e mirë e skuadrës së Celtics, që korri fitoren e katërt radhazi. U dalluan Irving me 22 pikë e Horford me 19 pikë e 12 rebound për ekipin vendës.

NBA / Rezultatet:

Boston – New York, 128-100

Portland – Phoenix, 108-86

Utah Jazz – Houston, 118-91