Fjalë Kyçe

“Je si një fëmijë në klasë të parë”, plas prapë sherri në BBV

“Je si një fëmijë në klasë të parë”, plas prapë sherri në BBV

Pasi konsumuan darkën banorët e ‘Big Brother VIP’, vendosën mbrëmjen e djeshmë që të ushtronin edhe pak ‘’yoga’’ nën leksionet e Kledit.

Iliri dhe Arjola i kërkojnë Arditit, si më i riu në moshë, për të siguruar disa peshqirë që të gjithë t’i shfrytëzonin për të nisur ushtrimet e tyre.

Ngjyra dhe cilësia e peshqirëve ishte pikërisht edhe shkaku që nxiti të një debat.

“Unë të paktën shkova i mora, aty ka mjaftueshëm peshqirë. I merrni gjërat më seriozisht seç duhet”,- tha Arditi.

Ky diskutim vijoi edhe më gjatë mes banorëve të pranishëm derisa Arjola ndërhyri duke shtuar: Për çdo gjë kthen një përgjigje, je njësoj si ata fëmijët e klasës së parë.