Fjalë Kyçe

“Jeni bo si klasa e parë”, Haradinaj-Stublla përplaset ashpër me deputetët e VV-së

“Jeni bo si klasa e parë”, Haradinaj-Stublla përplaset ashpër me deputetët e VV-së

Kanë vazhduar përplasjet e ashpra në Kuvendin e Kosovës mes zyrtarëve të qeverisë dhe atyre të opozitës.

Gjithçka nisi pas kritikave të deputetëve të VV-së ndaj ministrisë së Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj për aktivitetin e saj në këtë pozitë, shkruan lajmi.net.

Reagimi i saj ishte shumë i ashpër, derisa kryetarja e Kuvendit,  Vjosa Osmani e paralajmëroi atë  se mund t’i ndalet fjala.

“I kisha përmend disa tema të rëndësishme për t’ia rikujtu definicionin e Politikës së Jashtme sipas Vetëvendosjes. Keni shkaktuar skandale të jashtëzakonshme. Qe qe kadale se jeni bo si klasa e parë dhe po duhet me ju mbajtë ligjërata pak”, u shpreh ajo.

“Skandali diplomatik me Xhamajkën. Na kujtohen deputetë që kanë uru njohjen e Xhamajkës për diçka që s’ka qenë puna e tyre. Çnjohja nga Sierra Leone një ditë masi që e keni hek taksën. Keni pranu teste nga Serbia”, u shpreh tutje ajo.

Tutje,  Haradinaj-Stubllja akuzoi VV-në se në mbledhjen e parë të qeverisë kanë tërhequr anëtarësimin për INTERPOL.

Ajo u shpreh  se nuk ka asnjë marrëveshje me Serbinë për tërheqjen e aplikimit për INTERPOL.