Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez një nga çiftet që u përfolën më së shumti në ‘Met Gala 2019’
Diva e shoubizit ndërkombëtar Jennifer Lopez ishte njëra nga femrat më joshëse në eventin e djeshëm, shkruan lajmi.net.
Në mbrëmjen e djeshme të ‘Met Gala’ Jennifer ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Alex Rodriguez, dhe ky është viti i tretë rresht që çifti merr pjesë së bashku në këtë organizim.
Bejsbollisti Rodriguez është një nga sportistët më të suksesshëm amerikan por kur bie fjala tek moda është emri Jennifer ajo që bën diferencën.
Lopez në mbrëmjen e djeshme u dallua me veshjen e saj kristalike.