Pak orë para inaugurimit të presidentit të ri të zgjedhur amerikan Joe Biden, drejtoresha e Agjencisë Qendrore të Zbulimit (CIA), Gina Haspel, të cilën e kishte emëruar presidenti Donald Trump, ka dhënë dorëheqje duke braktisur kështu agjencinë e zbulimit pas plotë 36 vjetëve punë në këtë agjenci.
Siç raporton Forbes, në kumtesën e publikuar në Twitter nga ana e CIA-s, Haspel ka bërë të ditur se “është krenare për punën e përbashkët”. Kujtojmë se Haspel ishte vënë në krye të CIA-s në vitin 2018, sikur gruaja e parë në këtë pozitë – duke zëvendësuar Mike Pompeon, i cili kishte marrë postin e Sekretarit të Shtetit.