Kryeministri finlandez, Antti Rinne dha sot dorëheqjen pasi humbi besimin e një partneri të koalicionit, i cili do të shprehet në ditët e ardhshme nëse dëshiron ta shpëtojë apo ta prishë, rast ky kur mund të zhvillohen zgjedhje të parakohshme.
Në krye të një koalicioni të qendrës së majtë, i përbërë nga pesë parti, social-demokrati (SDP) Antti Rinne i paraqiti dorëheqjen presidentit, Sauli Niinisto.SDP-ja duhet të zgjedhë një kandidat për ta pasuar dhe për të formuar një qeveri të re. Sanna Marin, zëvendëspresidente dhe ministre e Transportit, ka bërë të ditur se ishte e gatshme.Për politologen, Sini Korpinen, asnjë formacion i koalicionit nuk ka interes që ai të prishet, veçanërisht formacioni i Qendrës, që nuk kërkon zgjedhje të reja legjislative, sepse rrezikon të dalë më keq se në zgjedhjet e fundit.