Fjalë Kyçe

Jep dorëheqje ministri britanik pas skandalit me sekretaren e tij

Jep dorëheqje ministri britanik pas skandalit me sekretaren e tij

Minsitri i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, Matt Hancock ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij pas skandalit që u publikua në medie, ku ai shihej duke puthur me sekreatren e tij.

Në një letër të drejtuar kryeministrit britanez, Boris Johnson, ministri Hancock ka thënë se “Qeveria ia ka borgj këtë dorëheqje qytetarëve që kanë sakrifikuar kaq shumë në këtë pandemi kur ne i kemi zhgënjyer”, shkruan The Guardian, transmeton lajmi.net.

Ai është larguar nga detyra pas publikimit të pamjeve ku shihej duke u puthur me sekretaren e tij më 6 maj të këtij viti, kur publiku ende këshillohej të mos përqafonte njerëzit përtej shtëpisë së tyre.

Ministri Hancock është përballur me një presion të madh pas publikimit të këtyre pamjeve, ndërsa është pyetur për marrëdhënien e tij me Gina Coladangelo, që e njihte që nga koha e universitit e që e kishte sjellë për të qenë drejtoreshë jo-ekzekutive në Departamentin e Shëndetit dhe Kujdesit Social.