Fjalë Kyçe

Jep dorëheqje trajneri i Ferizajt

Jep dorëheqje trajneri i Ferizajt

Trajneri i KF Ferizajt, Bekim Isufi, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga ky post pas barazimit me Feronikelin.

Isufi këtë e konfirmoi për mediat pas përfundimit të ndeshjes, duke thënë se vendimin e kishte marrë më herët, por tha se nuk deshi t’i linte lojtarët vetë.

Ai tha se nuk mundet të vazhdojë me gjendjen e krijuar në klub, ndërsa potencoi se për këtë gjendje janë të njoftuar edhe drejtuesit e klubit.

Si një ndër arsyet e largimit të tij, Isufi e ka përmendur ikjen e 7 futbollistëve, ndërsa ka thënë se klubi ka transferuar vetëm 2 lojtarë në afatin kalimtar të dimrit.

Skuadra të cilën e drejtoi deri më tani gjendet në pozitën e 10 të tabelës së Superligës së Kosovës, në rrezik që të bie në Ligën e Parë nga sezoni i ardhshëm.