Fjalë Kyçe

Jesus gjithnjë e më afër Arsenalit, arrihet marrëveshja në mes klubeve

Jesus gjithnjë e më afër Arsenalit, arrihet marrëveshja në mes klubeve

E ardhmja e Gabriel Jesus është shumë pranë Arsenalit.

Jesus do të largohet nga ‘Etihad’ këtë verë dhe disa klube kanë shfaqur interesim për të.

Por, mesa duket është Arsenali klubi që ka dalë fitimtar në garën për sulmuesin brazilian.

Siç njofton Fabrizio Romano, drejtuesit e të dy klubeve kanë arritur një marrëveshje verbale për 25 vjeçarin, përcjell lajmi.net.

Shuma që ‘Topçinjtë’ do të paguajnë për Jesus është 45 milionë funte.

Përveç Arsenal interesim për sulmuesin kanë shfaqur disa ekipe në mesin e tyre edhe Chelsea, Real Madrid.