Fjalë Kyçe

Jetish Maloku zgjidhet kryesuesi i ri i KPK-së

Jetish Maloku zgjidhet kryesuesi i ri i KPK-së

Ish-kryeprokurori i Gjilanit, Jetish Maloku, është zgjedhur kryesues i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK). Kurse, zëvendëskryesuesi i ri i KPK-së është zgjedhur Veton Shabani, prokuror në Prokurorinë Themelore të Ferizajt.

Maloku siguroi 10 vota për dhe 1 votë kundër për t’u zgjedhur kryesues i ri i KPK-së. Ndërsa, Shabani mori 11 vota për dhe asnjë kundër.

Kryesuesi i sapo zgjedhur i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku deklaroi se synimet e tij janë rritja e llogaridhënies, transparencës, integritetit dhe fuqizimi i mekanizmave.

Ai po ashtu tha se do të angazhohet të disiplinimin e prokurorëve.

Deri tani në kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës ishte Bahri Hyseni.