Një sondazh i NBC News dhe Wall Street Journal i kryer pas debatit të javës së kaluar, para se të njoftohej se Donald Trump ishte infektuar me coronavirus, tregoi se Joe Biden ka rritur epërsinë ndaj presidentit.
Sipas sondazhit, 53 për qind e votuesve të regjistruar preferuan Biden krahasuar me 39 për qind Trumpin, transmeton Telegrafi.
Pra, tani epërsia e demokratit është 14 për qind krahasuar me 8 për qind sa ishte para debatit.
Trump u kritikua për fjalosje gjatë debatit të javës së kaluar, megjithëse shumë menduan se asnjë kandidat nuk e kishte fituar atë. Dyzet e nëntë përqind e të anketuarve në sondazh thanë se Biden u paraqit më mirë në debat, krahasuar me 24 për qind për Trumpin.
Nga të anketuarit, 73 për qind thanë se debati nuk do të luante asnjë rol në mënyrën se si ata synojnë të votojnë.
Ndryshe, zgjedhjet për presidentin e ri të SHBA-ve do të mbahen më 3 nëntor (e martë) të këtij viti.