Fjalë Kyçe

Jo veç në Kosovë, edhe në Itali Napoli nuk po i kryen pagesat e futbollistëve dhe stafit

Jo veç në Kosovë, edhe në Itali Napoli nuk po i kryen pagesat e futbollistëve dhe stafit

Si rezultat i krizës ekonomike në futbollin e Kosovës dëgjohen shpesh ankesat e futbollistëve apo trajnerëve që nuk i marrin pagat e tyre nga klubet konform marrëveshjeve. Por, diçka e tillë po ndodh edhe në njërën prej ligave më të forta në Evropë, në Serie A të Italisë, raporton Gazeta Express.

Stafi, trajnerët dhe lojtarët e Napolit ende nuk i kanë marrin pagat për këtë sezon.

Presidenti i klubit, Aurelio De Laurentiis, anuloi një incident të mundshëm midis trajnerit Gennaro Gattuso dhe disa lojtarëve në dhomën e zhveshjes pas humbjes 3-1 ndaj Milanit, raporton Gazeta Express.

Gattuso ishte i zemëruar me lojtarët e tij pas ndeshjes kundër ish-klubit të tij Milan, por mediat italiane raportojnë se asnjë anëtar i Napolit nuk ka marrë ende një pagë këtë sezon.

La Gazzetta dello Sport zbulon një tjetër problem të skuadra e Napolit, ata pretendojnë se situata me paga kishte krijuar pakënaqësi në dhomën e zhveshjes, pasi klubi ka vendosur të paguajë pagën e parë mujore deri më 1 dhjetor, duke respektuar afatin e caktuar nga Federata e Futbollit Italian.

Napoli përgatitet të përballet me HNK Rijeka në Evropaligë të enjten, përpara një ndeshjes në Seria A të dielën kundër Romës.

Napoli tani gjendet i gjashti në ligë, me 14 pikë të grumbulluara nga tetë ndeshje.