Fjalë Kyçe

Jo vetëm Donnarumma, edhe Çalhanoglu i thotë ‘po’ Juventusit

Jo vetëm Donnarumma, edhe Çalhanoglu i thotë ‘po’ Juventusit

Jucentus mesa duket ka bërë të qartë idetë për afatin kalimtar, pasi do marrin avantazhin nga AC Milan, skuadër që dështoi të rinovojë me Gianluigi Donnarumman dhe Hakan Çalhanoglu.

Në çështjen e portierit, gjërat janë më ndryshe ngase ka disa oferta në tavolinë edhe pse situatë është ndryshe me mesfushorin turk, që thuhet se ka dhënë ‘dritën e gjelbër’ për kalimin në Torino, transmeton lajmi.net.Kjo shihet si lëvizje e duhur nga “Bianconerët” që do transferojnë dy yje botërore, si agjent të lirë nga rivali direkt në Seria A.

Çalhanoglu shihet si i zgjedhuri nëse Rabiot do largohet dhe dështon rikthimi i Pjanic.Nga ana tjetër, Milan ende është duke shpresuar që të rinovojë kontratën e turkut, por duke marrë parasysh se agjenti i tij është Mino Raiola, gjërat janë komplikuar, njësoi si në situatën e Donnarummas.