Fjalë Kyçe

Jo vetëm veshmbathje, në Gjakovë ka edhe molla Adidas e dardha Nike

Jo vetëm veshmbathje, në Gjakovë ka edhe molla Adidas e dardha Nike

Ali Curri, në mes të tregtisë dhe humorit

Ai shet frutanë qytetin e Gjakovës, por punën e tij e bën duke përcjellur energji pozitive përmes humorit.

Si kurrë më parë, ai ka emërtuar produktet që i shet.

Curri e bën etiketimin e pemëve sipas emrave të markave të ndryshme të veshmbathjeve më të njohura në botë. Mollat Adidas e dardhat Nike janë vetëm dy nga emrat që ai u ka vendosur produkteve që i shet.