Fjalë Kyçe

Joao Felix: Dua të bëhem si Cristiano Ronaldo

Joao Felix: Dua të bëhem si Cristiano Ronaldo

Joao Felix ka zbuluar admirimin e tij për bashkatdhetarin Cristiano Ronaldo dhe thotë se do të ishte “një ëndërr” të ketë një karrierë të ngjashme me yllin e Juventus.

Felix finalizoi një transferim prej 126 milionë euro në Atletico Madrid më herët në korrik pas një sezoni fantastik me Benfican.

Sulmuesi gjithashtu luajti së bashku me Ronaldon ndërsa Portugalia triumfoi në Ligën e Kombeve në qershor, përcjell lajmi.net.

Duke folur për ESPN, Felix pranoi se ëndërron të ketë një karrierë si Ronaldo, të cilin shumë e shohin si një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e futbollit.

“Cristiano Ronaldo ka fituar pesë trofe të Topit të Artë dhe kjo është ëndrra e secilit lojtar”.

”Natyrisht që do të doja të isha si Cristiano”, deklaroi Felix.