Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, po mban fjalim para deputetëve lidhur me krizën në Ukrainë.
Ai tha se të gjithë duhet “të jenë të përgatitur për një pushtim të përgjithshëm të Ukrainës nga ana e Rusisë”.
Boris Johnson u tha deputetëve se duke njohur rajonet separatiste të Ukrainës, Vladimir Putin po planifikon “pretekstin për një pushtim” të pjesës tjetër të Ukrainës, raporton BBC.
“Ne duhet të përgatitemi për fazat e ardhshme të planit të Putinit”, thotë Johnson.
Ai u tha deputetëve të presin një ofensivë të përgjithshme prej afro 200,000 trupash.
Po ashtu, siç raporton BBC, Johnson tha se Putini ka shkelur në mënyrë flagrante marrëveshjet e paqes.
Johnson e nis deklaratën e tij duke thënë se Presidenti Putin ka “shkelur në mënyrë flagrante” marrëveshjet e Minskut duke njohur dy rajone të kontrolluara nga rebelët në Ukrainën lindore.
Ai thotë se “fjalimi nxitës” i presidentit mohoi se Ukraina kishte ndonjë traditë të shtetësisë së vërtetë dhe “hodhi shumë akuza të tjera të rreme”.
Johnson, po ashtu ka thënë se “përpjekjet për paqe mund të jenë të kota”.