Kryeministri britanik, Boris Johnson do të thërrasë zgjedhje të reja pasi e ka humbur votimin në Parlament sa i përket Brexit-it.
328-301 ka qenë votimi që i lejon Parlamentit të marrë përsipër kontrollimin e situatës sa i përket daljes së vendit nga BE-ja, transmeton KTV.
Johnson ka thënë se do të organizojë mocion për të organizuar zgjedhje të reja të përgjithshme, për të marrë legjitimitet të ri për idenë e tij që Britania e Madhe të dalë nga BE-ja pa marrëveshje.