Fjalë Kyçe

Johnson: Liverpooli mund të konkurrojë me Realin, Cityn dhe PSG-në për Haaland

Johnson: Liverpooli mund të konkurrojë me Realin, Cityn dhe PSG-në për Haaland

Erling Haaland pritet t’i thotë lamtumirë Borussia Dortmundit në fund të sezonit, ndërsa Glen Johnson beson se Liverpooli mund të konkurrojë me Real Madridin, Manchester Cityn e Paris Saint-Germainin për shërbimet e tij.

Sulmuesi suedez është duke shkëlqyer me klubin nga Bundesliga, ndërsa është vetëm çështje kohe largimi i tij nga BVB. Reali është klubi më i interesuar për 21-vjeçarin, ndërsa në garë të fortë janë edhe City dhe PSG.

Ndërkohë, së fundmi ka pasur sugjerime se edhe Liverpooli mund të përfshihet në garë dhe se Jurgen Klopp dëshiron ta ketë në skuadër Haalandin.

“Sa i përket madhësisë së klubit, padyshim (që Liverpooli mund të konkurrojë për shërbimet e Haaland), por ata e bëjnë biznesin krejtësisht ndryshe”, ka thënë për Goal ish-mbrojtësi i Redsave, Glen Johnson, përcjeëë telegrafi.

“Natyrisht se do të jetë vështirë të konkurrohet në atë nivel, por top-lojtarët duhet ta kenë mendjen dhe të shpresojmë që nuk do t’i ndjekin vetëm kontratat e mëdha”, ka shtuar ai.