“Putin ka dështuar”. Kështu tha kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson.
Johnson në një intervistë pët BBC thotë se presidenti rus “nuk e kuptoi se çfarë do të ndeshte kur dërgoni trupat e tij në Ukrainë” dhe nuk e parashikoi “forcën e rezistencës së tyre”.
Ai akuzoi Putinin për “kryerjen e një sërë krimesh lufte” në një nivel që nuk ka ndodhur në Evropë.
Johnson thekson se Mbretëria e Bashkuar dëshiron të bëjë më shumë dhe ndjen “agoninë e ukrainasve”.
“Putin duhet të kuptojë se ai nuk mund të ketë sukses tani,” thotë Johnson.
“Ai nuk do të jetë në gjendje të shtypë dhe pushtojë Ukrainën, sepse ata kanë treguar në thelb se kanë një shpirt të paepur. Pra… ai duhet të tërhiqet. Duhet ta mbyllë këtë gjë. Ai duhet të marrë mbrapsht tanket dhe armatën e tij”, nënvizoi ai.