Fjalë Kyçe

Jon Jones shënon fitore ndaj Anthony Smith

Jon Jones shënon fitore ndaj Anthony Smith

Një nga më të mirët në historinë e UFC, Jon Jones, ka korrur një tjetër fitore.

Jones bëri një luftë spektakolare kundër kundërshtarit të tij, Anthony Smith, të cilin në fund e mposhti me vendimin e gjyqtarëve.

Fitorja e Jones erdhi me vendim unanim (48-44) x3, në mbrëmjen e UFC 235, shkruan lajmi.net.

Kështu, luftëtari vazhdon serinë e mirë të tijën, dhe tashmë numëron fitore ndaj emrave si Stephan Bonnar – Brandon Vera – Ryan Bader – Shogun Rua – Rampage Jackson – Lyoto Machida – Rashad Evans – Vitor Belfort – Chael Sonnen – Alexander Gustafsson (x 2) – Glover Teixeira – Daniel Cormier – Ovince Saint Preux dhe së fundmi Anthony Smith.

Jones akoma nuk e di kundërshtarin e radhës, por cilido qoftë ai, do ta ketë të vështirë kundër luftëtarit që po kalon formë të shkëlqyer.