Fjalë Kyçe

Jorginho në radar të gjigantit italian

Jorginho në radar të gjigantit italian

Mesfushori i Chelseat, Jorginho ka përfunduar në radar të Juventusit.

Përfaqësuesi italian është i hapur për t’u rikthyer në Serie A, ndërsa kontrata e tij me “Blues” do të skadojë në vitin 2023.

Mediumi “Todofichajes” raporton se kampioni i Evropës me “Azzurri” mezi pret të rikthehet në Itali, ku luajti me sukses në Napoli, përcjell Express.

Dhe, interesim serioz për futbollistin me prejardhje braziliane ka shprehur Juventusi.

Në këmbim, “Zonja e Vjetër” mund t’ia ofrojë kampionit aktual evropian mesfushorin brazilian, Arthur, dikur pjesë e Barcelonës.

Ndërkohë, interesim për mesfushorin kreativ Jorginho ka shfaqur edhe gjiganti tjetër italian, Milani.

Mbetet të shihet nëse Jorginho do ta realizojë ëndrrën për t’u rikthyer në Serie A gjatë verës që po vjen.

Ai ka qenë mjaft i rëndësishëm në “Stamford Bridge” viteve të fundit, por edhe tek Kombëarja e Italisë.