Fjalë Kyçe

Joshua bën ofertën, i gatshëm të udhëtojë në Amerikë për duelin e radhës

Joshua bën ofertën, i gatshëm të udhëtojë në Amerikë për duelin e radhës

Anthony Joshua duket se do të udhëtoj në Amerikë për duelin e tij të radhës.

Skuadra e kampionit të katërfishtë kanë bërë ofertë formale për Jarrell Miller, pasi nuk po dakordohen as me Deontay Wilder as me Tyson Fury.

Joshua duket se është i gatshëm që të bëjë debutimin e tij në Amerikë, saktësisht në New York, në Madison Square Garden.

Nëse oferta e Joshuas pranohet nga Jarrell Miller, atëherë dueli do të zhvillohej më 1 qershor të këtij viti.

Fakt interesant ky, duke pasur parasysh se “Wembley” është rezervuar për datën 13 prill, për ndeshjen e AJ.