Fjalë Kyçe

Joshua i shkruan mesazh privat, ky është reagimi i Whyte

Joshua i shkruan mesazh privat, ky është reagimi i Whyte

Anthony Joshua i ka shkruar një mesazh privat boksierit Dillian Whyte, pasi negociatat e tyre u thyen.

Joshua akoma nuk ka vendosur për kundërshtarin e radhës dhe Whyte ishte një ndër të konsideruarit për duelin e ardhshëm.

Britanikët ishin në bisedimet për të vendosur meçin që do të zhvillohej në “Wembley” me datën 13 prill, por një marrëveshje nuk ishte thënë të arrihet.

Pas këtyre ngjarjeve, kampioni i katërfishtë ka vendosur t’i shkruaj një mesazh rivalit të tij Whyte.

“Ai më shkroi një mesazh” ka thënë Whyte për “Sky Sports”, transmeton lajmi.net.

“Është gjest i fëmijëve. Dëshiron të ndeshesh apo jo? Mendova me vete, duhet të jesh idiot pasi nuk e dëshiron këtë luftë” ka thënë Whyte pas mesazhit të pranuar.

Si pasojë e ndërprerjes së negociatave, Whyte po konsideron të përballet me Dominic Breazale, Alexander Povetki dhe Luiz Ortiz, si kundërshtarët në listën e ngushtë.