Fjalë Kyçe

Jota bën heroin, Liverpool fiton derbin ndaj Leicester Cityt

Jota bën heroin, Liverpool fiton derbin ndaj Leicester Cityt

Liverpool ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Leicester Cityt.

“Reds” triumfuan me rezultat komod 2 – 0.

Liverpool dominoi dukshëm nga minuta e parë dhe me plotë meritë arkëtoi pikët e plota në “Anfield”.

Ishte sulmuesi Diogo Jota që shënoi nga afërsia, pas një topi të kthyer nga goditja e Van Dijk (34′).

Pas një kohë të gjatë shkaku që ishte duke përfaqësuar Egjiptin në Kupën e Afrikës, Mohamed Salah u rikthye në fushë në fanellën e Liverpoolit, duke u inkuadruar në minutën e 60-të dhe goditi një herë shtyllën, por ishte i pafat.

Leicester nuk ishte në formën më të mirë, duke mos krijuar shanse të rrezikshme dhe më shumë provuan përmes kundërzbritjeve, shkruan lajmi.net.

Kur mendohej se do mbyllej ndeshja me rezultat minimal, në skenë sërish doli portugezi që pas një asistimi të Joel Matip shënoi për rezultatin përfundimtar 2 – 0.

Kësisoj, Liverpool arkëtoi pikët e plota dhe vazhdon të ndjek Man City, duke qenë në pozitën e dytë me 51 pikë. Ndërkohë, Leicester renditët në pozitën e 12-të me 26 sosh.