Fjalë Kyçe

Jota parashikohet të jetë pasardhës i Ronaldos?

Jota parashikohet të jetë pasardhës i Ronaldos?

Jorge Simao, i cili ka punuar me sulmuesin e Reds në Pacos de Ferriera, gjithmonë ka besuar se sulmuesi 23 vjeçar do të arrijë nivele të larta futbolli.

Diogo Jota është parashikuar që të jetë “pasardhës i Cristiano Ronaldos” shumë më parë para se ai të debutoi në futbollin anglez, me ish trajnerin e sulmuesve të Liverpool që kishte thënë se 23 vjeçari do të jetë top lojtarë që nga viti 2016.

“Askush nuk bën gjëra të tilla sikurse bën Jota tani pa pasur një ambicie reale”, ka thënë Simao, i cili ka punuar me Jotan në Pacos de Ferriera për The Atletic.

“Kur ai nënshkroi për Porton (më 2016), i kam thënë një ueb-faqe portugeze që, për mua, Jota do të jetë pasardhës i Cristiano Ronaldos”.

“Padyshim, ishte një pretendim i madh i imi në atë kohë, për shkak se Jota kishte luajtur pak për Pacos kurse transferi në Atletico Madrid nuk shkoj mirë”.

“Kur Jota nënshkroi për Liverpollin, i dërgova mesazh për ta uruar. Ai ma kthej, pesë sekonda më vonë, një link me artikullin e vjetër për të dhe Ronaldon”.