Luka Jovic do të largohet pas gjashtë vjetëve nga Real Madridi.
Ai ishte transferuar në “Santiago Bernabeu” në verën e vitit 2019 nga Eintracht Frankfurti për 63 milionë euro, por nuk arriti asnjëherë të dëshmohet, transmeton Gazeta Express.
Pasi e rikthej në huazim te skuadra gjermane, Real Madridi tani ka vendosur krejtësisht për largimin e sulmuesit serb.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar se Jovic në mëngjesin e kësaj të premte është nisur drejt Firences për të kompletuar transferimin te Fiorentina.
Marrëveshja mes klubeve është arritur, duke përfshirë klauzolën e shitjes prej 50%.
24-vjeçari me Fiorentinan do të nënshkruajë kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024, me opsion për të vazhduar edhe për dy sezone të tjera.