Fjalë Kyçe

Ju ka rënë celulari në ujë? Hiqni dorë nga orizi, ekspertët tregojnë se ç’duhet të bëni

Ju ka rënë celulari në ujë? Hiqni dorë nga orizi, ekspertët tregojnë se ç’duhet të bëni

Nëse celulari juaj ka rënë ndonjëherë në ujë, nuk jeni i vetmi. Sipas Science Alert, deri në 25 për qind e përdoruesve të smartfonëve janë përballur me këtë problem. Për fat të mirë, kjo nuk do të thotë që telefoni juaj nuk mund të riparohet. Ekspertët këshillojnë që të ndiqni disa hapa.

1. Fikeni pajisjen menjëherë.

2. Nëse celulari juaj është i papërshkueshëm nga uji ose keni derdhur ndonjë lëng tjetër përveç ujit, ekspertët rekomandojnë ta shpërlani me ujë të pastër por jo direkt nën rubinet pasi mund ta dëmtojë.

3. Fshijeni mirë celularin me peshqir ose me një leckë të butë.

4. Shkundeni butësisht për të kulluar ujin nga pjesa e karikimit por kini kujdes që të mos e tundni shumë pasi kjo mund ta shtyjë ujin më thellë në brendësi të telefonit.

5. Hiqni kartën SIM.

6. Mos e thani celularin pasi nxehtësia mund të dëmtojë pjesët e gomës si dhe ekranin.

7. Ruajeni celularin në një enë hermetike të mbushur me pako me xhel silicë ( vijnë me këpucë ose çanta të reja) ose një tharës tjetër që do të ndihmojë në thithjen e lagështirës, përcjell abcnews.al

8. Mos e karikoni celularin derisa të jeni të sigurt se është tharë plotësisht, pasi karikimi i një pajisjeje që ende përmban lëngje mund të shkaktojë dëme shtesë. Apple këshillon të prisni të paktën pesë orë pasi telefoni të duket i thatë.

Nëse këto hapa nuk ju ndihmojnë dhe celulari juaj nuk ndizet, mos u përpiqni ta hapni vetë, por kontaktoni shërbimin për ndihmë.