Një termet me magnitudë 5.2 ka goditur Marmarisin në provincën jugore të Muglas në Turqi. Siç njoftohet tërmeti ka ndodhur rreth orës 8:43 dhe ishte me thellësi 61.41 kilometra, thotë AFAD.
Dridhjet janë ndier edhe në Izmir, Antalya dhe zonat përreth.
Kryetari i Muglas, Orhan Tavli tha se nuk ka pasur dëme në njerëz apo materiale.
“Ekipet tona janë ende duke i shikuar zonat”, i ka thënë ai Agjencisë së lajmeve Anadolu.