Në Qendrën e Numërimeve ka përfunduar edhe numërimi i votave nga diaspora.
Në zgjedhjet e 14 nëntorit në Junik pati rezultat të ngushtë mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës.
Mirëpo, votat nga diaspora vendosën se kush do të udhëheq këtë komunë.
Sipas të dhënave nga QNR-së, Agron Kuçi nga AAK mori 232 vota, kurse 436 mërgimtarët vendosën të votojnë për Ruzhdi Shehun e LDK-së.
Kësisoj, Shehu prin me 1635 vota gjithsej, kurse Agron Kuçi arriti të marrë 1402 vota