Fjalë Kyçe

Juniorët e Trepçës marrin pjesë në turneun DanaCup në Danimarkë

Juniorët e Trepçës marrin pjesë në turneun DanaCup në Danimarkë

Skuadra nga Mitrovica kategoria e juniorëve do të udhëtojnë në Danimarkë ku do të marrin pjesë në turneun DanaCup, shkruan Gazeta Alo.

Juniorët e KF Trepçës në krye me trajnerin Din Voca do të udhètojnë në Danimarkë më 19 korrik që të marrin pjesë në këtë turne ku do të përballen me skuadra të njohura daneze.

Të rinjtë e KF Trepçës do të qëndrojnë në Danimarkè 11 ditë dhe sigurisht se kjo do të jetë një përvojë e madhe për ta.

Para nisjes juniorët nga Mitrovica sot kanë zhvilluar një ndeshje kontrolluese ndaj juniorëve të KEK-ut të cilin takim e fituan me rezultatin 1:0 me golin e vetëm tè shènuar nga Albin Syla.

Këto janë përballjet e para të cilat do ti zhvillojnë juniorët e KF Trepçës në turneut DanaCup. /Gazeta Alo