Fjalë Kyçe

Juve dhe United me humbje kalojnë në rundin tjetër të Championsit

Juve dhe United me humbje kalojnë në rundin tjetër të Championsit

Kampioni i Italisë, Juventus dhe Manchester United e kanë kaluar fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

“Zonja e Vjetër” u mund sonte nga Young Boys, me rezultat 2-1, megjithatë, torinezët kanë siguruar kalimin në rrethin tjetër të garës më të madhe evropiane.

Me disfaftën kundër Valencias prej 2-1, është kualifikuar edhe Manchester United.

Juventus përfundoi në vendin e parë me 12 pikë, dy më shumë së Manchester United me 10, kurse, Valencia renditet e treta me 8 pikë që garat do t’i vazhdojë në Europa League, derisa Young Boys e mbyll aventurën në Champions me 4 pikë të tubuara. /Gazeta Alo/