Fjalë Kyçe

Juve dominon në Evropë, asnjë si “Zonja e Vjetër”

Juve dominon në Evropë, asnjë si “Zonja e Vjetër”

Një tank që dominon prej 7 vitesh në Italisë dhe praktikisht është favorit për të fituar Ligën e Kampionëve.

Allegri dh Juventus janë duke u përgatitur për ta mbyllur vitin 2018 me një tjetër rekord në Kontinentin e Vjetër: 94 pikë, që ka grumbulluar që nga viti 2018. Asnjë në Europë nuk ka grumbulluar më shumë pikë se ‘Zonja e Vjetër” në një vit kalendarik.

“Bardhezinjtë”, me 15 fitore dhe një barazim në 16 javë, kanë zhvilluar një pjesë të dytë. Numrat janë të frikshëm në gjithë vitin kalendarik: 30 fitore, 4 barazime dhe vetëm një humbje gjatë vitit 2018. Këto rezultate i kanë garantuar Alllegrit 94 pikë, teksa asnjë skuadër në Evropë nuk ka arritur këto shifra.

Në Angli, City fitoi Premier League në sezonin 2017/18 me 100 pikë duke lënë pas Liverpoolin. Në gjithë vitin kalendarik ka grumbulluar 85 pikë, 27 fitore, 4 barazime, 5 humbje. Në Spanjë Barcelona ka arritur në kuotën e 82 pikëve me 24 fitore, 10 barazime dhe 3 humbje.

Ndërkohë as PSG, që në Francë nuk ka rivalë, nuk arrin t’i afrohet aspak “Zonjës së Vjetër”. Në sezonin 2018/19, ka arritur 14 fitore dhe një barazim,  duke arritur në kuotën e 87 pikëve në total gjatë vitit me 27, 6 barazime dhe dy humbje, raporton kohajone.

Bayerni ndërkohë me dy ndeshje më pak (33 nga 35), ka numra disi larg, pasi ka grumbulluar vetëm 76 pikë, 24 fitore, 4 barazime dhe 5 humbje. Juventus në këtë mënyrë ka fituar titullin e Evropës dhe mund të përmirësohet.