Fjalë Kyçe

Juve mposht Sampdorian, Ronaldo dygolësh

Juve mposht Sampdorian, Ronaldo dygolësh

Juventusi ka vazhduar serinë e fitoreve në Seria A.

“Zonja e Vjetër” e ka mposhtur Sampdorian, me rezultat 2-1, të shtunën në kuadër të javës së 19-të.

Sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo ishte njeriu i ndeshjes, i cili shënoi dygolësh në minutën e 2-të dhe 65-të, kurse, golin e vetëm për mysafirët e realizoi Quagliarella në minutën e 33-të.

Skuadra udhëtuese ishte farë pran barazimit në finish, të ndeshjes pasi që përmes Saponaras gjeti sërish rrugën e golit, por VAR anuloi golin për shkak të goli ishte shënuar nga pozicioni jo i rregullt.

Pas kësaj fitore, Juve “blindon” kreu e tabelës me 53 pikë, 12 më shumë së Napoli që ka një ndeshje me pak të zhvilluar.