Fjalë Kyçe

Juventus 20 milionë euro për Romeron

Juventus 20 milionë euro për Romeron

Juventusi ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e Genoas, Cristian Romero për 20 milionë euro, i cili do të kalojë në Torino në verë

Negociatat janë duke u zhvilluar që disa javë dhe nuk kanë qenë sekret, por plani origjinal ka qenë që argjentinasi të huazohet në Genoa për 18 muaj.

Sipas gazetarit të Sportitalia, Alfredo Pedullá, situata tani ka ndryshuar, transmeton GazetaExpress.

Dy klubet kanë arritur që shuma e transferit të jetë 20 milionë euro ku ai do të luan vetëm gjashtë muaj si i huazuar në Genoa.

Kjo është një shumë e madhe për një mbrojtës i cili nuk do të mbush 21 vjet deri në prill, e të cilin Genoa e pati blerë nga Belgrano për 1.65 milionë euro në korrikun e 2018-ës.

Ai ka bërë 15 paraqitje për Grifone, ka shënuar një gol dhe ka bërë një asist.