Fjalë Kyçe

Juventus dëshiron t’i transferojë tre lojtarë të Real Madridit

Juventus dëshiron t’i transferojë tre lojtarë të Real Madridit

5 shkurti është ditë e veçantë për Cristiano Ronaldon.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, sot feston ditëlindjen e 34-të, dhe Juventus po planifikon t’ia bëjë një ‘dhuratë’ speciale, të cilën mund ta gëzojë vetëm pas përfundimit të sezonit.

Mediet në Itali raportojnë se Juventus dëshiron të transferojë tre lojtarë të Real Madridit, për të mbajtur të lumtur Cristiano Ronaldon, që ata yje t’i ketë sërish për bashkëlojtarë, përcjell ‘lajmi.net’.

Bëhet fjalë për Iscon, Marcelon dhe James Rodriguez, me të cilët Ronaldo ka pasur raporte të mira te Real Madrid.

Përndryshe portugezi në verën e vitit 2018 për 115 milionë euro, u transferua nga Real Madrid te Juventusi.