Fjalë Kyçe

Juventus dështon ta transferojë lojtarin

Juventus po e kërkon transferimin e një mbrojtësi, pas lëndimit të Girgio Chiellinit dhe Leonardo Bonuccit.

‘Zonja e Vjetër’ e ka kërkuar transferimin e Bruno Alvesit nga Parma, mirëpo këta të fundit e kanë refuzuar ofertën e tyre, përcjell lajmi.net.

Drejtori i skuadrës italiane, Daniele Fagganio, ka thënë se mbrojtësi portugez nuk do të lëvizë në këtë afat.

Kështu, Juventus duhet të shikojë tani një mbrojtës tjetër, e që në listë është futur Gary Cahill i Chelseas.