Fjalë Kyçe

Juventus ia cakton çmimin Dybalas

Juventus ia cakton çmimin Dybalas

Bayern Munich, Paris Saint-Germain dhe Manchester City e duan Paulo Dybala, por Juventus do të shqyrtojë vetëm ofertat që tejkalojnë shumën e 100 milionë eurove.

Sipas Tuttosport, tre gjigantët evropianë kanë bërë oferta për Paulo Dybalan, por Juve po i ‘injoron të gjithë’ deri më tani.

Megjithatë, gazeta raporton se bardhezinjtë ‘nuk përjashtojnë’ shitjen e një emri tjetër të madh këtë verë, përcjell lajmi.net.

Megjithatë, ‘kushtet absolute’ të domosdoshme për Bayern, City ose PSG do të ishin që ata të ofertonin ‘më shumë se 100 milionë euro’, siç është rasti i kthimit të Paul Pogba në Manchester United.

Si shkak, ‘do të ishte e vështirë për Juventusin të thoshte jo’ për ta shitur argjentinasin, i cili shënoi vetëm dy gola në Serie A në gjysmën e parë të sezonit.