Fjalë Kyçe

Juventus me një transferim nga Tottenham

Juventus me një transferim nga Tottenham

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, po e shtyn klubin e tij të nënshkruajë me mbrojtësin e Tottenhamit, Danny Rose.

‘DailyMail’ raporton se kampionët e Italisë janë të interesuar të nënshkruajnë me mbrojtësin e Tottenham, përcjell lajmi.net.

Spurs janë të gatshëm të shesin mbrojtësin anglez gjatë kësaj vere, derisa dëshirojnë të zëvendësojnë atë me Ryan Sssegnon të Fulhamit.

Sarri e ka kërkuar Rosen edhe te Chelsea, sa drejtonte këtë skuadër.

Për Rosen ka interesim edhe nga PSG dhe Schalke 04.