Fjalë Kyçe

 Juventus me transferim 70 milionësh në janar

 Juventus me transferim 70 milionësh në janar

Juventus është shumë afër që ta bëjë transferin e parë për janar.

Juventus dëshiron që ta shtojë edhe një opsion në fazën ofanzive, andaj tashmë ka një shënjestër.

‘Zonja e Vjetër’ dëshiron ta transferojë sulmuesin e Fiorentinës, Federico Chiesa, përcjell “lajmi.net”.

Juventus ka kohë që po interesohet për talentin italian, andaj do të tentoj transferimin e tij qysh në janar.

Skuadra torinase është njoftuar nga Fiorentina se për t’i marrë shërbimet e Chiesas duhet të ofrojë 70 milionë euro.