Fjalë Kyçe

Juventus me transferime të reja

Juventus me transferime të reja

Juventus është skuadra më e mirë e viteve të fundit në Serie A.

‘Zonja e Vjetër’ me transferime cilësore përgjatë këtyre viteve ka arritur të dominoi futbollin italian, duke fituar shtatë tituj radhazi.

Ekipi i Massimiliano Allegrit, tani ka filluar të mendojë për të ardhmen.

‘Tuttosport’ shkruan se Federico Chiesa dhe Nicolo Zaniolo janë objektivat e radhës së Juventusit.

Chiesa i Fiorentinës dhe Zaniolo i Romës janë futbollistë të talentuar, të cilët po shkëlqejnë këtë sezon në Serie A.

Me këtë dy lojtarë, Juventus synon të nis një projekt të ri, ku sigurisht që në qendër të vëmendjes do të mbetet Cristiano Ronaldo.