Fjalë Kyçe

Juventus – Napoli, formacionet e mundshme

Juventus – Napoli, formacionet e mundshme

Juventusi dhe Napoli janë gati për ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 20-të në Serie A.

Bianconerët janë nikoqir të napolitanëve në takimin i cili pritet të zhvillohet sipas programit me fillim nga ora 20:25.

Edhe përkundër disa rasteve me COVID-19, kjo ndeshje pritet të luhet pasi Lega Serie A ka vendosur të mos shtyjë asnjë takim.

Massimiliano Allegri dhe Luciano Spalletti kanë bërë tashmë gati ekipet e tyre dhe pritet të luajnë me formacionet më të mira të mundshme.

Te vendasit nga minuta e parë do të luajnë Matthijs de Ligt, Manuel Locatelli dhe Federico Chiesa, ndërsa të mysafirët Amir Rrahmani, Pietr Zielinski dhe Lorenzo Insigne.

Juventus (4-2-3-1): Szczesny; Cuadrado, Rugani, De Ligt, Alex Sandro; Bentancur, Locatelli; Bernardeschi, Dybala, Chiesa; Morata

Napoli (4-2-3-1): Ospina; Di Lorenzo, Rrahmani, Juan Jesus, Ghoulam; Demme, Lobotka; Politano, Zielinski, L. Insigne; Mertens