Fjalë Kyçe

Juventus po ia merr Barcelonës lojtarin nga dora

Juventus po ia merr Barcelonës lojtarin nga dora

Duket se Barcelona ende nuk e ka mbyllur transferimin e Adrien Rabiot nga PSG-ja.

Ishte menduar se Barcelona e ka mbyllur marrëveshje me Adrien Rabiot, por duket se ai ende është duke pranuar oferta.

Juventus dëshiron ta transferoj mesfushorin francez, ku së fundmi ka bërë ofertë për të, përcjell lajmi.net.

‘Zonja e Vjetër’ dëshiron t’ia rrëmbej Rabiotin Barcelonës, pasi këta të fundit thuhet se janë pajtuar me PSG-në për transferimin e tij.

Por, nuk është vetëm Juventus që e do transferimin e francezit, pasi në garë është edhe Tottenham e Bayern Munich.