Fjalë Kyçe

Juventus rikthen mbrojtësin e Lazios

Juventus rikthen mbrojtësin e Lazios

Juventus ka identifikuar menjëherë zëvendësuesin e Medhi Benatias.

Medhi Benatia ka vendosur të largohet nga Juventus.

Mbrojtësi maroken ka marrë ofertë të pasur nga Katari dhe dëshiron të ndahet me “Bianconerët”, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Por, Gianluca di Marzio ka njoftuar se Juventus ka identifikuar menjëherë zëvendësuesin e tij, transmeton lajmi.net.

Juventus është në negociata me Lazion për rikthimin e mbrojtësit Martin Caceres.

Reprezentuesi uruguaian ka kaluar dy aventura në Torino dhe mund të nënshkruajë për herë të tretë më Juventusin, deri në fund të këtij sezoni.