Fjalë Kyçe

Juventus shkarkon Sarrin

Juventus shkarkon Sarrin

Juventus dhe Maurizio Sarri kanë ndarë rrugët.

Raportimet e shumta nga Italia, konfirmojnë se Juventus ka vendosur të shkarkojë trajnerin Maurizio Sarri.

“Mungon vetëm zyrtarizimi, por Maurizio Sarri më nuk është trajner i Juventusit”, raporton Gianluca Di marzio, përcjell lajmi.net.

Këtij raportimi i janë bashkuar edhe shumë gazetarë dhe media të njohur në Itali.

Deri te ky vendim është ardhur pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, ku Juventus nuk arriti të kalonte Lyon.

Flitet se Mauricio Pochettino mund ta zë vendin e Sarrit te Juventus.