Fjalë Kyçe

Juventusi e meritoi fitoren, thotë Ronaldo

Juventusi e meritoi fitoren, thotë Ronaldo

Juventusi ka vazhduar serinë e fitoreve në Seria A.

“Zonja e Vjetër” mbrëmë mundi Torinon, me rezultat 1-0, në derbin torinez me golin e Cristiano Ronaldos.

Ylli portugez pas ndeshjes tha se skuadra e tij e meritoi fitoren. Ai thotë se është i lumtur më golin e realizuar në derbin torinez.

“Patëm paraqitje të mirë dhe krijuam më shumë shanse, e merituam fitoren”, tha ai.

“Jam i lumtur për golin, por sidomos për fitoren e skuadrës”, theksoi Ronaldo.