Pas barazimit me Bolognan në javën e kaluar, skuadra e Juventusit është rikthyer te fitorja në Serie A.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të, skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri shënoi fitore të vështirë në udhëtim te Sassuolo.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 1:2, me “Zonjën e Vjetër” që siguroi pikët e plota pak para fundit të ndeshjes.
Paulo Dybala (45’) dhe Moise Kean (88’) shënuan golat e fitores për mysafirët, teksa Giacomo Raspadori (39’) shënoi për vendasit, përcjell express.
Juventusi pas kësaj fitore ka 66 pikë në pozitën e katërt në tabelë, me vetëm një pikë më pak se Napoli i pozitës së tretë.
Kurse, Sassuolo ndodhet në pozitën e dhjetë me 46 pikë.