Fjalë Kyçe

Juventusi insiston për blerjen e Jesus

Juventusi insiston për blerjen e Jesus

Klubi italian Juventus dëshiron transferimin e sulmuesit të Man City Gabriel Jesus.
Sipas ‘Calcio Mercato’, Juventusi po synon transferimin e Jesus gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.Raporohet se drejtuesit e ‘Zonjës së Vjetër’ kanë pyetur Manchester Cityn për çmimin e futbollistit të tyre.

‘Bianconerët’ duket se e kanë prioritet transferimin e brazilianit, por fillimisht duhet të plotësojnë kërkesën e ‘Citizens’ që po kërkon rreth 50 milionë euro për ta lënë të lirë yllin e tyre.24-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 42 ndeshje në të gjitha garat me Kampionin e Anglisë, duke realizuar 14 gola dhe katër asistime.